Rama flet për pagën e luftës dhe kategoritë që e përfitojnë: Mjekët do marrin plus 1000 euro!
Gjatë një komunikimi në Facebook, kryeministri ka folur mbi masat që po merr qeveria në lidhje me situatën që po kalon vendi.

Ndër të tjera, Rama ka deklaruar se kush e përfiton pagën e luftës.

Ai përmendi disa kategori përfituesish duke përmendur kopshtet e shkollat private ata që merren me transportin e qytetarëve e madje edhe taksistët e përfitojnë.

Sa për sitemin shëndetësor ai deklaroi se mjekët plus pagës do kenë edhe 1000 euro, personeli mbështetës në vijën e zjarrit deri te sanitarët e shoferët e urgjencës do kenë 500 euro plus pages.

“Edhe kopshtet apo shkollat private, apo ata që merren me transportin e qytetarëve, edhe këto kategori janë përfituese nëse në këto biznese xhiro nuk i kalon 140 mijë usd në vit, taksitë gjithashtu përfitojnë.

Sistemi ynë spitalor është në gjendje shumë të qëndrueshme e vazhdojmë furnizimin e stokut të luftës përditë për ditë të këqija që ishalla nuk vijnë.

Këto ditë mjekët plus pagës do kenë edhe 1000 euro, personeli mbështetës në vijën e zjarrit deri te sanitarët e shoferët e urgjencës do kenë 500 euro plus pagës.

Deri kur të mbarojë lufta e pacienti i fundit të lërë spitalet tona, të gjithë këta do vazhdojnë të paguhen kështu”,-tha Rama.

Shtuar më 01/04/2020, ora 21:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori