Rama flet për negociatat: Kemi shpresë, të presim deri nesër!
Kreu i qeverisë është shprehur se edhe pse Franca e ka zbehur shpresën për një “PO” për çeljen e negociatave, duhet të presim deri nesër paradite.

Në një komunikim për "Open', Rama u shpreh se Evropa e ka thënë qartë se nuk jemi ne problemi që nuk do të çelen negociata, por reformimi i brendshëm që ata po kërkojnë të bëjnë para se të pranojnë vendet aspirante.

PJESE NGA INTERVISTA:

Një vit më parë ju i thatë shqiptarëve që negociata u hapën, kjo nuk ka qenë e vërtetë me sa duket, çfarë ka ndryshuar që atëherë?

Nuk e thashë unë, e shkruajti e zeza në të bardhe KE, qeveria e BE. Dëgjova zotërinjtë në studio dhe desha të them se ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia nuk ka qene një pozicion i shumicës por ka qenë një qasjen e një numri shumë të vogël vendesh, e vendeve që sot janë në anën e atyre që nuk refuzojnë Shqipërinë dhe Maqedoninë, sepse kjo është kulmi.

Të gjithë krerët i thonë shqiptarëve dhe Maqedonisë së ky është një problem i joni dhe s’ka të bëjë me ju, ndërsa gjithologët e ulur në katundin e mediave tona vazhdojnë me avazet se lidhet me ne.

Gjermania po mbron ende idenë për çeljen e negociatave, dhe Franca apo dy tre vende të tjera pas saj, mbrojnë idenë se nuk duhet vazhduar më tutje, por duhet një qasje e re në BE dhe këndvështrim tjetër për vendet aspirante.

Jemi në kushtet se asgjë nga këto që kemi bërë dhe duhet të bëjmë nuk kanë lidhje me atë që po debatohet në tryezën e BE.

Megjithatë fjala e fundit nuk është thënë, do thuhet nesër, dhe pse qëndrimin i Francës lë pak shprese për të pasur një dritë jeshile nesër.

presim deri nesër për përgjigjen përfundimtare.

Përderisa debati në Këshillin Evropian zhvillohet për këtë çështje do me thënë se nuk një përfundim akoma. Gjithçka që kemi bërë dhe do bëjmë lidhet me atë që duam për vendin tonë. Procesi i integrimit e kërkon domosdoshmëria që të transformojmë vendin tonë.
Shtuar më 17/10/2019, ora 21:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori