Këtë të hënë kryeministri Edi
Rama ka zhvilluar një intervistë me pedagogen Belinda
Budini, ku është pyetur edhe për tërheqkej e tij nga jeta politike.
Në momentin kur ka përfunduar intervista me kreun e qeverisë, pedagogia i ka kujtuar Ramës se ai ka premtuar largimin nga
politika shqiptare në një moment kur do të pritet më pak nga të gjithë.
Budini i thotë Ramës se na premtuat se nuk do
plakeni në politikë, ndërsa kunjave të pedagoges kryeministri iu përgjigj se nuk ka ardhur ende koha ndaj duhet të prisni dhe pak duke nënkuptuar se vendimi do të jetë suprzë
PJESË NGA BISEDA:
Budini: Ne po presim atë
surprizën prej jush.
Rama: Kë surprizë?
Budini: Ju do të dilni nga
politika në një moment kur më pak pritet prej jush. Kur do jetë ky momenti?
Rama: Kjo është e sigurt.
Budini: Kur do dilni?
Rama: Po ta dinit tani, nuk do ishte më surprizë, por do prisni ca.
Budini: Na premtuat që nuk do
plakeni në politikë. Edhe mua më duket sikur…
Rama: Sikur jam plakur?
Budini: Në raport me atë që kam përshkruar unë tek kopertina e librit të parë…
Shtuar më 25/01/2021,
ora 22:46