Rama flet për koronavirusin: I kemi marrë masat si shtet
Kryeministri Edi Rama, i pyetur për koronavirusin, deklaroi se shteti shqiptar ka marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar virusin në fjalë.

Ende në Shqipëri nuk është deklaruar asnjë rast, me koronavirus.

Rama u shpreh se në rastin e koronavirusit, paniku duket të jetë më i madh sesa dëmi real. Ai shtoi se ideja për të mbyllur kufijtë është absurde, pasi nuk mund t’ju thuhet shqiptarëve që jetojnë jashtë që të mos vijnë në vendin e tyre.

“Ne kemi marrë masat si shtet për karantinimin. Të gjithë njerëzit duhet të marrin masa individuale, si larja e duarve etj. Më vjen keq që edhe në këtë rast, disa burime të këqija përpiqen që kërkojnë të gjejnë rrugë për të mbjellë kaos dhe rrëmujë.

Kjo historia me propagandën me Spitalin e Kavajës, që karantinat duhet të jenë në male etj., janë të gjitha marrëzira", theksoi Edi Rama, i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24”,.

Teksa ndodhet për një vizitë zyrtare në Moskë, si pjesë e kryesimit të OSBE-së, Rama u shpreh mbi gjendjen pas përhapjes së koronavirusit, se "paniku është shumë më i madh sesa dëmi real. Ne jemi përgatitur hap pas hapi. Ideja që duhet të mbyllim kufijtë është ide absurde, sepse nuk mund t’iu themi dot shqiptarëve që janë në Itali prsh. që ju nuk keni të drejtë të hyni në atdheun tuaj.

Shpresojmë që mos të ndodhë fenomeni, por nëse ndodh, do merren masa. Edhe në rastin e tërmetit, kishte burime papërgjegjshmërie që ndollën panik tek njerëzit. Kjo është betejë sic bëjnë vendet e tjera”, tha Rama.
Shtuar më 26/02/2020, ora 22:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori