Rama flet për konfliktin me Top Channel dhe largimin e Sokol Ballës
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe shkarkimin nga drejtimi i redaksisë së lajmeve të Sokol Ballës në Top Channel.

I pyetur nga Eni Vasili, Rama tha se nuk ka sulmuar këtë televizion dhe as ndonjë gazetar, ndryshe nga sa ishte shprehur disa ditë më parë ku shënjestrohej televizion në fjalë përmes një statusi në Facebook.

"Nuk e kam sulmuar Top Channel. Të gjitha këto janë të pavërteta. Nuk e kam quajtur “një media të rrënuar”. Unë thjesht kam ekspozuar një fakt të po asaj dite me një shpreheje keqardhjeje. Kjo nuk ka lidhje fare. Unë nuk i ndaj në mbështetës dhe kundërshtarë kanalet mediatike. Dhe mbi të gjitha ka qenë një moment kur është folur për lirinë e medias në ditën e shënuar që ishte dhe arsyeja kur u gjenda me një provë konkrete dhe ndava me publikun keqardhjen time. Asnjëherë nuk do më shikoni mua të sulmoj një media apo një gazetar në mënyrë të drejtpërdrejtë"., tha Rama.
Shtuar më 14/11/2017, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori