Rama flet për armiqtë e qeverisë, ja çfarë thotë për LSI-në
Pëlqej
Kryeministri i vendit Edi Rama në dëgjesën nga Berati thumboi dy aleatët e Lulzim Bashës, Nard Ndokën kreun e PDK-së dhe Vangjel Dulen e PBDNJ-së.

“Çfarë ka Nard Ndoka apo Vangjel Dule më shumë se ajo zonja që foli? Kanë vetëm një avantazh, nuk ju vjen zor të dalin në televizor. Ata dinë si të hyjnë nga dritarja kur dalin nga dera. Janë mësuar me ato partitë e tyre që s’dihet si ekzistojnë, pretendojnë të bëhen edhe ministra, të fusin edhe kushërinjtë drejtorë. Pse këta kanë pretendime dhe një njeri i zakonshëm nuk mund të ketë”,- tha Rama.

Teksa kishte edhe një thumbim për LSI-në:

“Me të shara me mallkime me ulërima ashtu duan ta bëjnë opozitën le ta bëjnë, ne s’kemi punë me ta, ata thjesht kanë marrë një detyre, ne kemi një detyrë tjetër, ne s’kemi marrë detyrë t’u përgjijgemi ulërimave të tyre. Ata do bërtasin që s’do lënë gjë pa bërë tani është aftësia jonë të mbajmë timonin drejt.

Armiqtë tanë janë parazitët dhe grabitqarët në zyrat e shtetit, ata janë armiqtë e popullit shqiptar dhe ne do i trajtojmë si armiq, armiq në kuptimin e plotë të fjalës, tani do dalin do thonë ja si Enver Hoxha, po po ata janë armitë tanë, në zyrë, po morën përsipër të rrinë në zyrë do i shërbejnë njerëzve. S’mund të turpërohemi për 50 drejtorë që janë në cdo qark”. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2017, ora 20:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori