Rama flet për 21 viktimat e mbytjeve: Ikin larg, s’ke çfarë t’u bësh
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me gazetarët në Velipojë.

Ky është takimi i parë pas mbledhjes së dytë së qeverisë së re në Velipojë.

Gjatë takimit Rama foli për numrin e madh të viktimave në bregdetin shqiptar, gjatë këtij sezoni veror.

“Me sa di shumica e rasteve kanë ndodhur në plazhe të paautorizuara.

Dikush shkon larg dhe pëson infarkt, kësaj s’ke çi bën. Nuk ka ndodhur si pasojë e mungesës së rojeve bregdetare.

Por është këtë çështje do ta fusim në standardin e vitit të ardhshëm.

Kemi një plan të mirë vitin e ardhshëm për ta përmirësuar këtë situatë”,- tha Rama. /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2017, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori