Mot i çmendur në Itali, stuhia e shiut dhe breshëri plagosin tre persona

Italia është duke u përballur me reshje shiu masive dhe përmbytje. Si pasojë e motit të keq, janë plagosur tre persona në Milano.

Ndërkohë probleme janë hasur me transportin publik, me energjinë elektrike dhe  dëme në sektorin e bujqësisë, për shkak të breshrit.

Po ashtu edhe Lombardia po përballet me pezullimin transportit publik, metro ose me vonesa.


Shtuar 24.07.2023 17:00