Rama flet hapur për kanabisin dhe dekriminalizimin: Opozita na "shkundi"
Kryeministri Edi Rama ka nisur të prezantojë programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, pavarësisht protestës së PD dhe LSI për të përcaktuar më parë kohën e debatit.

Ndërkohë një nga ceshtjet që Rama theksoi ishte edhe lufta kundër hashashit.

Kryeministri pranoi se roli i opozitës ka qenë real në atë që ai e quajti “shkundjen” e qeverise në luftën kundër kanabisit dhe dekriminalizimit.

“Votat nuk merren duke mbushur veshët e të huajve me baltë ndaj njëri-tejtrit, zgjedhjet s’fitohen duke financuar të huajt të deklarojnë e publikjnë sensacione të zymta për këtë vend që është njësoj për të gjithë ne, pushteti s’merret duke shkuar në Bruksel të ndarë.

Mos ta mendojë askush se po i bie vërdallë duke pasur parasysh dekriminalzimin apo kanabisin, problematika reale padyshim por sipas meje u frynë duke kaluar cdo cak e masë në sytë e veshët e botës.

Duhet te thuhet sot se opozita luajti nje rol real ne shkundjen tone karshi ketyre problematikave. Nëse sot ne jemi në një ofensivë totale dhe me rezultate të paimagjinueshme kundër kanabiasit e kotë të mohohet se edhe opozita pati kontributin e saj”

Le të mos e debatojmë le ta marrim të mirëqenë si e mendoni ju, por le të provojmë që problemet t’i diskutojmë së bashku, ti zgjidhim një herë me durim e mirëbesim si përpiqemi të ndajmë raportime fakteve nga e verteta. Sot po flitet paturpërsisht për kirm etnik shqiptar, ndaj kësaj besoj se s’ka asnjë diskutim që ne duhet të jemi bashkë, shteti ynë kushtetuta e tij, procesi zgjedhor në Shqipëri, paraja a zezë në politike, media janë gjëra të madha që parimisht nuk na ndajnë, por na bashkojnë. Cfarë na pengon të hapim një dialog seriooz?” /albeu.com/


Shtuar më 11/09/2017, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori