Rama: Flamur, të është thyer shkopi! Noka: Shkopin tim s’ta jap…
Në Kuvendin shqiptar tashmë është bërë e udhës që të shkëmbehen batuta, ndërsa në fjalimet e deputetëve mos të mungojnë ngacmimet, sharjet të cilat duket sikur janë kthyer në një pjesë të pashmangshme.

Por në vazhdën e akuzave të ndërsjellta mes palëve, nuk kanë munguar as ato ironitë me sfond arotik. Ja një pjesë e debatit në Kuvend ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka:

Edi Rama:"Ju nuk keni parë gjë akoma dhe e dini pse?! Ju i keni varur të gjitha shpresat tek aleanca me këta horra, me këta që kanë turpëruar Shqipërinë. Me këta që i kanë vënë Shqipërisë, damkën e një vendi ku vetëm drejtësi nuk ka".

Flamur Noka: "Po si mund të flasë kryeministri kështu? Kryeministër je ti apo çfarë je? Po si s’të vjen turp që u thua prokurorëve dhe gjyqtarëve të ndershëm horra?"

Edi Rama: "Ka plot gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm…"

Flamur Noka: "Në fakt, kryehorri je ti".

Edi Rama: "Flamur, mos u tund Flamur, se të është thyer shkopi dhe dukesh si beze që xhiron në ajrin dhe fryrjet që të bëjnë tek kompresori i SHQUP-it".

Flamur Noka: "Unë e di që ti e ke qejf shkopin tim, por unë nuk ta jap… Harroje atë punë, nuk e kam për ty".

Edi Rama: "Edhe njëherë, ne duhet ta bëjmë Reformën në Drejtësi së bashku….Vendet e rezervuara ne nuk i pranojmë".

Flamur Noka: "Do t’a pranosh avash–avash". /albeu.com/

Shtuar më 10/06/2016, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori