Do të zgjidhte një partner të varfër? Përgjigja e Nevinës nuk është shumë entuziaste (FOTO LAJM)

Në një intervistë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, moderatorja e njohur Nevina Shtylla, ka folur për shumëçka.

Një nga fansat e ka pyetur moderatoren nëse do e zgjidhte partnerin nëse nuk do ishte mirë nga ana ekonomike. “Do zgjidhja një partner ambicioz. Do isha e bindur që do mund të kalonim çdo vështirësi. Po nuk pati synime për veten e vet, as pres të ketë për mua apo për marrëdhënien dhe të ardhmen tonë”, përgjigjet Nevina.

Kujtojmë se kohët e fundit është moderatorja është përfolur për ndarje nga partneri i saj, me të cilin bashkëjetonte prej vitesh.


Shtuar 7.05.2020 07:14