Rama fillon "luftën e shtrigave" në universitete: Ka sharlatanë me grada shkencore
Kryeministri Rama ka paralajmëruar rishikimin e gradave dhe titujve shkencorë të dhëna në universiete, të cilat sipas tij kanë bërë që sharlatanët të futen dhe të japin mësim.

Sipas tij, do të bëhet një krehje e strupës akademike të universiteteve, por kjo është parë me shumë shqetësim nga pedagogët të cilët e konsiderojnë një luftë për të hequr prej aty personat që nuk mendojnë si qeveria.

“Ne do të mundohemi dhe të bëjmë transparencë. Pedagogët e mirë do të ndahen nga ata sharlatanët. Kjo bëhet përmes pikave që ne kemi menduar. Rektorati nuk ka bërë ndonjë gjë në drejtim të transparencës së titujve akademikë. Edhe për problematika të tjera, Rektorati bën sikur nuk dëgjon. Tjetër pikë që do të vendosim, bazuar në kritere ndërkombëtare, është që studentët të vlerësojnë punën e pedagogëve. Gjithashtu, do të shihet edhe problematika e shitjes së librave në këmbim të notës. Por këtë s’mund ta bëjmë ne si qeveri, se duket e njëanshme, por duhet ta bëjë universiteti. Ne do të ndërhyjmë në legjislacion dhe do marrim përgjegjësi. Kjo nuk është më e mira, por nuk mund t’i lëmë fëmijët e këtij vendi në pikë të hallit”, tha Rama gjatë prezantimit të bibliotekës digjitale.
Shtuar më 01/04/2019, ora 12:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori