Rama feston ditëlindjen, "Jozefina Topalli" ka një urim special (FOTO LAJM)

Dita e sotme është një ditë e shënuar.

4 korriku nuk është festa më e rëndësishme në Amerikë, ajo ditëlindja e aktorit të njohur Tom Cruise, kryeministrit Edi Rama dhe aktores së njohur Rudina Dembacaj.

Dembacaj, e njohur për rolin e Jozefina Topallit në "Al Pazar", ka bërë një urim të veçantë në rrjetet sociale dhe në të njëjtën kohë ka shkaktuar një rrëmujë të vërtetë.

"Zoti kryeministër, gëzuar ditëlindjen: ty, mua, Amerikës… Tom Cruise-i pastë faqen e zezë që s’na ftoi një herë për një gotë verë!” – ka përfunduar ajo video-mesazhin që ka postuar në Instastory e nga ku ka bërë tag edhe kryeministrin Rama. /albeu.comn/
Shtuar më 04/07/2017, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori