Rama fali pasuritë kriminale? Shpërthen në akuza Jozefina Topalli: Boll është boll!
"Ky është një ndër skandalet më të urryera e brutale që kam dëgjuar në këta tre dekada..."

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka shpërthyer në akuza pas draftit të hartuar nga qeveria për amnistrinë e pasurive deri në vitin 2017, pavarësisht prejardhjes së tyre.

Topalli shkruan se ky është një ndër skandalet më brutale në 30 vite.

Duke rikthesuar se të gjithë janë bashkë, Topalli shprehet se qeveria kontrollon gjithçka madje edhe opozitën.

Ajo thotë se është koha për të vepruar për një lëvizje për ndryshim, megjithëse nuk jep detaje të tjera se çfarë nënkupton me këtë apo nëse synon krijimin e ndonjë partie.

Reagimi i plotë:

Te gjitha pasuritë e paligjshme te 3 dekadave, te funksionareve dhe krimit amnistohen! Ata kane bere ligj per te glorifikuar pasurite e tyre te paligjshme! Kasta politike e korruptuar dhe krimi kane bere marreveshtje edhe per te amnistuar pasurite e veta te paligjshme, te vendosura deri ne 2017.

Ky eshte nje nder skandalet me te urryera e brutale qe kam degjuar ne keta tre dekada.

Asnje qeveri ne bote nuk do guxonte jo te bënte një ligj te tille, por as t’i kalonte neper mend po te mos kishte garancinë e kryetarit te “opozitës”.

Per te gjithe ata qe ende nuk dinë te kuptojnë logjiken e marrëveshjes së fundit , nje nder arsyet e keni ketu.

Sa here kemi thene se jane gjithe bashke.

Sa here kemi thene se kjo eshte qeveria me e keqe e këtyre 3 dekada.

Sa here kemi thene qe kjo qeveri kontrollon cdo gje, perfshirë opoziten.

Ata ( 3-4 vete ) te zhytur ne korrupsion e paligjshmeri , mbajne peng nje vend.

Ata kane nje ortakeri te frikshme qe ka zhytur vendin ne depresion duke mbyllur cdo perspektive per te rinjte, dhe tani po ligjerojne vjedhjet e tyre te paimagjinueshme.

Njerezit jane te varfer dhe ekstremisht te varfer sepse jane te vjedhur.

Detyra e te rinjve eshte :- Te sfidojne korrupsionin!

Koha eshte per te vepruar.

Koha eshte per nje levizje per ndryshim.

Boll eshtë boll.

Shtuar më 11/06/2020, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori