Rama është dakord me Berishën: Pas 23 qershorit Tirana do njohë një hov të ri zhvillimi
Nuk ka vonuar reagimi i kreut të partisë Socialiste Edi Rama ndaj deklaratës së kryeministrit Berisha i cili u shpreh se
personi që qeverisi Tiranën për 11 vjet si shpërblim për votën e qytetarëve, i mbylli atyre derën e integrimit. Përmes Twitter Rama shprehet se qeveria që do dalë nga vota për një Rilindje Shqiptare do bëjë për Tiranën gjithcka që u pengua nga pushteti i votave të vjedhura të vitit 2009-2011.

"Jam dakord me Saliun, pas 23 qershorit Tirana do njohe nje hov te ri zhvillimi! Ne do risjellim fuqine transformuese te fillimviteve 2000" Shkruan Rama. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2013, ora 13:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori