Kreu i Socialistëve, Edi
Rama ka dalë në një deklaratë për shtyp i cili ka shpallur fitoren ne Burrel dhe ka informuar se partia
Socialiste po fiton pothuajse në të gjithë Shqipërinë.
Rama ka falenderuar komisionerët e PS-ë të cilët kanë qenë në gadishmëri të plotë.
“Një mirënjohje të thellë për të gjithë komisionerët e Partisë
Socialiste në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.”
Ai u bëri thirrje më tej atyre të rezistojnë deri në fund.
“
Rezistoni,
rezistoni,
rezistoni, pavarësisht lodhjes”
Kemi lajmë shumë të gëzueshme pasi jemi në rrugën e fitores, gjerdani i fitoreve do te zgjatet akoma më shumë, jemi duke fituar në qytete të mëdha dhe të vogla”, tha
Rama.
Në përfundim kreu i PS-së i bëri apel
socialisteve dhe qytetarëve që të jenë në gadishmëri deri në fund.
“Në këmbë, zgjuar me mendje dhe me zemër deri në votën e fundit”, apeloi
Rama.
Në këtë dalje
Rama ka qenë i buzëqeshur dhe është pritur me mjaft entuziazëm nga simpatizantët e tij. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2011,
ora 15:12