Shkrumbohet banesa në Tiranë, nxirren në kohë dhe pa dëmtime nëna dhe fëmijën

Një banesë është përfshirë nga flakët në Tiranë, në zonën e Tregut Elektrik.

Burimet bëjnë me dije se fatmirësisht janë nxjerrë në kohë nënë e fëmijë.

Mësohet se në vendgjarje kanë mbërritur 4 zjarrëfikës dhe 3 makina policie.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:25, në rrugën “Petro Nini Luarasi” ka rënë zjarr në katin e 11-të të një pallati. Si pasojë e zjarrit kanë shkuar për kontroll mjekësor në spital dy shtetas, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 3.11.2021 13:08