"Rama, Endri Fuga dhe Dako morën pjesë në eventin super luksoz në Monte Carlo"
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka numëruar një sërë akuzash ndaj kryeministrit Rama, shefit të tij të PR Endri Fuga dhe kryebashkiakut Vangjush Dako.

Përmes një postimi në Facebook, Paloka tha se të tre ata morën pjesë në një takim të njërit prej klubeve më luksoze në botë i quajtur Yacht Club Monte Carlo ku duhet të jesh miliardes për të qenë pjestar.

"Me cfare statusi ishin keta, ne takimin vjetor te njerit prej klubeve private me eksluzive te globit (antaret e te cilit jane milionere dhe miliardere ) ne nje nga hotelet e cilesuara si “ekstremisht luksoz” te nje qyteti ekstremisht te shtrenjte si Monte Carlo?", shkruan Paloka.

POSTIMI I PLOTË

Dikush me pyeti se pse Rama nuk e shet dhe Gjushin sic ben me te tjeret kur i cenohet interesi i tij.

Arsyeja kryesore eshte se Gjushi , Tahiri, Balla , Ahmetaj, Gjiknuri e ca te tjere, jane personazhet qe kane kryer dhe kryejne punet e pista per Ramen. Ata jane jo vetem nderlidhesit kryesore te Rames me krimin po dhe me milionat e parave. E per me teper, per shkak te kesaj lidhjeje, ata mbajne te gjithe skelete te Rames ne sirtaret e tyre.

Po mbase ju a shpjegon shqiptareve ky qe ja nxjerr koken Rama sa here eshte ne siklet, Fuga.

Pak kohe me pare ky komsomolasi “modern”, qe administron tregun e mediave per shefin e tij, deklaronte se “te thuash qe Rames i pelqejne parate dhe luksi eshte cmenduri”…?

Cfare benin ne prill 2018 ,Edvin Rama, Vangjush Dako dhe Endri Fuga ne aktivitetin vjetor te Yacht Club ne Hotel Fairmont ne MonteCarlo ?

Me cfare statusi ishin keta, ne takimin vjetor te njerit prej klubeve private me eksluzive te globit (antaret e te cilit jane milionere dhe miliardere ) ne nje nga hotelet e cilesuara si “ekstremisht luksoz” te nje qyteti ekstremisht te shtrenjte si Monte Carlo ?

Mos nxitoni te bertisni “shpifje” se ka edhe me…
Shtuar më 23/10/2018, ora 15:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori