Rama: Eksodi nga situata e trashëguar, mos na hidhni përgjegjësitë tuaja!
Në seancën parlamentare të kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama i është referuar largimit të shqiptarëve jashtë vendit, duke e cilësuar si një situatë të trashëguar.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka folur për eksodin e qytetarëve shqiptarë drejt Gjermanisë. Sipas tij, eksodi ka marrë jetë si pasojë e një keqkuptimi të krijuar nga një njoftim i palës gjermane për punësim sezonal dhe është shfrytëzuar nga elementë kriminalë.

Eksodi ka lindur nga një keqkuptim dhe në këtë situatë, ka ndërhyrë elementi kriminal. Por masat e ndërmarra ndaj kriminalitetit kanë funksionuar në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa në Serbi, fluksi i qytetarëve është më i lartë”, ka thënë Rama.

Ai ka nënvizuar se një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë eksod është edhe keqqeverisja 8-vjeçare e kaluar. “Ne nuk kemi shkop magjik për të ndryshuar situatën e trashëguar nga ju. Mos na i hidhni neve përgjegjësitë tuaja”. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2015, ora 13:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori