Rama e talli me romanet, Blushi: Qentë merren me librat
Edi Rama e ironizoi mbrëmë Ben Blushit gjatë një emisioni televiziv, por nuk zgjati shumë dhe erdhi përgjigja e ish-deputetit socialist. Blushi reagoi me një gjuhë të fortë ndaj Ramës nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook. “Paska folur Edi Rama per romanet e mi! Kur shkrimtaret merren me qente, qente merren me Librat!”-., - shkruan Blushi në një postim në profilin e tij në Facebook.

Çfarë tha Rama mbrëmë?
I pyetur në lidhje me largimin e Blushit, Rama e ironizoi këtë të fundit duke thënë se sa ishte me Nanon nuk bëri asgjë, ndërkohë që gjatë drejtimit të PS-së nga ai, Blushi ka publikuar të paktën tre romane.

“Meqë ka ikur nga partia mund të thyej heshtjen por për të thënë shumë thjesht, Ben Blushi ka patur dy kryetarë në parti Fatos Nanon dhe mua. Me Fatos Nanon u bë nja tre herë ministër dhe s’bëri asnjë punë.

Me mua s’bëri asnjë punë por bëri nja tre libra, romane. Dhe e vetmja gjë që unë do t’i sugjeroja nëse do kisha mundësi do ishte që tani që është akoma me këtë mllefin atomik ndaj PS¬së, të bëjë edhe një liber tjetër, një roman sepse kur të bëjë partinë e tij s’do bëjë më as punë dhe as romane. Kështu mendoj unë për Ben Blushin”., - tha Rama.

Duket se deklarata e Ramës dhe reagimi i Blushit do ta nxehin edhe më tepër situatën politike brenda kampit të majtë./Albeu.com/
Shtuar më 19/10/2016, ora 12:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori