Rama e "shkarkoi", ish-avokatja e shtetit emërohet gjyqtare
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka emëruar gjyqtare në Tiranë, ish-avokaten e Shtetit, Alma Hiçka. Vendimi është marrë një ditë më parë në mbledhjen e KLGJ-së.

Para vitit 2013, Hicka ka qenë gjyqtare në Kavajë, por duke qenë se vendet atje ishin të zëna ajo është caktuar me detyrë gjyqtare në Tiranë.

Në tetror të 2018, Hiçka u përfol se u shkarkua nga kryeministri i vendit, por më pas Rama reagoi duke thënë se Hiçka u largua vetë, për arsye personale.

“Kazanët po ziejnë një broçkull për “shkarkimin” e Alma Hickës. Në fakt Alma u largua me dëshirën e saj, për arsye krejt personale e për gjithë keqardhjen time që e konsideroj një Avokate të shkëlqyer të Shtetit. Me neveri për kazanët i them Almës mos u mërzit e paç vetëm sukses”, shkruante Rama në atë kohë.

Ndërkohë kujtojmë se Partia Demokratike në vitin 2017 depozitoi në Porkurori, kallëzimin penal ndaj Avokates së Shtetit, Alma Hiçka.

Hicka kallëzohet për shpërdorim detyre. Hicka jo vetëm po pengon hetimin parlamentar të çështjes CEZ, por ajo është kapur disa herë edhe në konflikt interesi, duke përfituar ajo me bashkëshortin e saj në disa raste, në dëm të shtetit” thuhej në deklaratën e PD-së.
Shtuar më 07/02/2020, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori