Rama e shkarkoi, Bushati reagon për emrin e Maqedonisë
Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me vendimin për ndryshimin e kushtetutës për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit 27-vjeçar të emrit.

Bushati shprehet se, kontributi i partive politike shqiptare edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar.

“Vota finale e marrëveshjes së Prespës në Parlamentin e Maqedonisë është demonstrim i qartë i aftësisë politike për të zhbllokuar rrugën drejt NATO dhe BE.

Kontributi i faktorit politik shqiptar provoi sërish që është faktor vendimtar. Urime!”, shkruan kryediplomati shqiptar në një shënim në Tëitter.

Edhe pse Bushati është shkarkuar nga Rama, ka vazhduar detyrën në mënyrën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2019, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori