"Rama e SHISH puç antikushtetues ndaj qytetarëve"
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Shërbimit Informati Shtëtëror.

Vasili deklaroi se janë shpërndarë informacione të manipuluara në media se protesta do të ishte e dhunshme.

“Dje kryeministri, kreu i Kuvendit dhe SHISH u bënë pjesë të një puci të vërtetë anti- kushteues të qytetareve. Kryeministri deklaroi në Rai Uno se do ndodhin kate të turpshëm ndaj parlamentit dhe thoshte se opozita do dhunojë parlamentin sipas gjoja shërbimeve inteligjente. U ndërpre dhe linja telefonike për të lënë organizatorët pa mundësi komunikimi dhe që protesta të degradonte. Opozita kishte marrë masa për të mbajtur në kontroll të plotë mbarëvajtjen e protestës dhe hodhi poshtë këtë puc të turpshëm. Të hetohet për informacionet e manipuluara se do kishte dhunë”- tha Vasili. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2019, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori