Meta dekreton ndryshimet në ligjin për të drejtat e autorit

Përmes një njoftimi, Presidenca ka njoftuar se presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin për ndryshime për drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 37/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

Çdo nismë që synon përafrimin e direktivave të Bashkimit Europian, rritjen e disponueshmërisë së librave dhe materialeve të tjera të printuara në formate të përshtatshme e të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara, dhe forcimin e mbrojtjes së të drejtës së autorit, është e mirëpritur./albeu.com


Shtuar 6.05.2022 17:22