Rama: E nis dhe e mbyll ditën me Ballukun
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për gazetarët ditën e sotme, është shprehur se ditën e nis dhe e mbyll me ministren Belinda Balluku për shkak të angazhimeve të shumta që kanë kohët e fundit.

Rama preku edhe garën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Kryeministri shtoi se Shqipëria tashmë do të ketë katër aeroporte dhe se gara për atë të Vlorës është ndërprerë për shkak të pandemisë.

“Dita ime nis me telefonatën me ministren që në mëngjes, dhe mbyllet me telefonatën me të. Po përpiqemi që të çajmë pengesat që ka shkaktuar pandemia për ndërtimin e aeroportinVlorës. Gara është ndërprerë për momentin si pasojë e pandemisë. Sa të mbyllet gara për aeroportin e Vlorës, ne jemi gati të hapim garën për aeroportin e Sarandës,”- tha Rama ndër të tjera.

Shtuar më 21/10/2020, ora 12:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori