Rama e ironizoi në Pogradec, reagon Balliu: Sipas filxhanit do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut
Diten e sotme gjate takimit elektoral qe zhvilloi ne Pogradec, kryeministri Edi Rama ka ironizuar opoziten me “historine e filxhanit”, duke etiketuar Fahri Baliun dhe djalin e tij, ish-deputetin e PD, Klevis Balliun.

Rama tha se “sipas fallxhores, Fahri Balliut i eshte thene se Klevisi do te behet Minister i Drejtesise”, duke ironizuar keta te fundit.

Por pas kesaj, ka reaguar ish-deputeti, Klevis Balliu,i cili ne nje postim te bere ne Facbook i ka treguar edhe nje here se nuk do te kete zgjedhje ne 30 qershor.

“KARRIGET BOSH NË MITINGJET E RAMËS NË POGRADEC

Sipas filxhanit të Lindës që ja more Sorosit ajo është mërzitur për Spiropalin dhe ti je i tmerruar për përgjimet që sjell Bild nesër.

Dhe sipas filxhanit ti me 30 qershor do bësh zgjedhjet e Noc Rrokut jo vetëm në Pogradec por në mbarë Shqipërine”, ka shkruar ai.
Shtuar më 16/06/2019, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori