Rama e injoroi keq, reagon Spiropali
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët në qytetin e Kuçovës.

Teksa ka qenë duke dëgjuar një qytetar Rama e ka ndërprerë sapo ai i ka përmendur Skënderbeun duke thënë se këtë punë ja kanë lënë Elisës.

“Lëre Skënderbeun, se për Skënderbeun kemi Elisën… mos na ço tek Skënderbeu tani, atë e ka Elisa Spiropali”.

Kjo deklaratë e Ramës, u pasqyruar menjherë thuasje në të gjitha portalet, ndërkohë që reagoi vetë edhe Elisa Spiropali.

Deputetja e PS-së, në rrjetin social Facebook shpërndau videon e bashkëbisedimit të Ramës me banorët e Kuçovës ndërsa shkruan se “Bashkëqeverisje në të gjithë territorin një zotim i votëbesuar nga qytetarët për një koalicion të madh qeverisës me njerëzit e zakonshëm”. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2018, ora 23:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori