Rama e injoroi duke “mbyllur” veshët, reagon ashpër Kryemadhi

Pëlqej
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas fotos të shpërndarë online ku dukej se kryeministri Edi Rama i cili kishte vënë kufje në vesh gjatë kohës që ajo mbante fjalën e saj të parë në Kuvend.

Kryemadhi ka shpërndarë në rrjetin e saj “Facebook”, postimin e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili ishte i pari që e dënoi këtë akt.

Përbri fotos Berisha shkruante: "Kjo foto provon dhe njehere kompleksin e Rames nga grate. Kur nuk u mbyll dot gojen me “dore”, “xhentellmeni” mbyll veshet! Sb"

Kryemadhi ka zgjedhur të reagojë me pak fjalë, e me një gjest të madh.

Ajo ka shpërndarë foton e Berishës, tashmë aleatit të saj në qeverisje, dhe ka shkruar përmbi fotos: “The ugly truth”, e cila në shqip përkthehet e vërteta e shëmtuar. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2017, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori