Rama e inaguroi me bujë, gjobit dhe mbyllet fabrika e famshme në Kukës
Rreth dy vite më parë kryeministri Edi Rama inaguroi me bujë të madhe një fabrikë në Kukës për përpunimin e Kromit.

Por sot mësohet se bashkia e Kukësit ka gjobitur me 52 milion dollarë gjobë kompaninë minerare n“IMI sh.p.k”.

Mësohet se arsyeja e gjobitjes është për shkak të dëmtimit të ambientit.
Por jo vetëm gjoba pasi raportohet se kësaj kompanie i është bllokuar dhe aktiviteti.

Kompania nuk ka respektuar ligjin. Nuk ka vendim për heqjen nga fondi pyjor që është shumë e rëndësishme. Punon pa leje. Ka hapur disa rrugë pa leje nga bashkia. Ne kemi kërkuar që kompania të respektoje ligjin dhe derisa të jetë në bazë të rregullave dhe ligjit. Ne nuk do ta heqim bllokimin. Mbi të gjitha kompania në zonë ka bërë masakër mjedisore. Të gjitha inertet janë hedhur në liqen. Kompania nuk ka zbatuar kontratën me ministrinë e linjës sa përket investimit në zonë nga fitimi.

Në zonë nuk ka bërë asnjë investim infrastrukturor. Drejtoria dhe inspektorati i mjedisit nga kontrollet në terren ka konstatuar dëme të llahtarshme në mjedis. Për këtë kompania është gjobitur. Kjo kompani prej vitesh punon pa letra. Punon në të zezë. Derisa kompania të paguaj 52 milionë dollar gjobë dhe dëm mjedisor sa është konstatuar nga ekspertet e bashkisë, kompania do të jetë e bllokuar. Shiriti do të hiqet vetëm atëherë kur kompania të zbatojë ligjin. Të paguajë borxhin.” tha kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Shtuar më 07/11/2019, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori