E tradhtoi Rama? Tom Doshi hedh "grepat" tek opozita, kapet me njeriun e Berishës (FOTO LAJM)

Ish-deputeti Tom Doshi duket se ka nisur të lëvizë të gjithë
"gurët" për t'u bërë pjesë e zgjedhjeve më 25 Prill.
Ndërkohë që ai ka deklaruar se bindje se do të marrë pjesë në këto zgjedhje parlamentare, duket se Doshi po hedh sytë nga opozita.

Disa foto të bëra publike në media nga Tirananeës, tregojnë Doshin në shoqëri të Fahri Balliut, i njohur si njeri i afërt me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Meta.

Nuk ka detaje rreth takimit, nëse ka qënë një takim miqësor mes tyre apo një tentativë për të kaluar nga kampi opozitar në garën zgjedhore.

Rikujtojmë se pak ditë më parë, Ambasada Amerikane deklaroi se ish-deputeti Doshi është një ndër shembujt e politikanëve shqiptarë të cilët nuk duhet të garojë më për deputet.

Kjo kërkesë u mirëprit nga kryeministri Rama i cili i ka premtuar ambasadores Yuri Kim se Doshi nuk do të ishte kurrësesi pjesë e qeverisë që ai do të formonte nëse fitonte zgjedhjet e 25 Prillit./albeu.com

Shtuar më 23/02/2021, ora 18:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori