Rama e dinte, Lefter Koka nuk djeg mandatin dhe i bashkohet maxhorancës
Lefter Koka është deputeti i vetëm i LSI-së, të paktën deri tani, që nuk ka pranuar të djegë mandatin e tij në kuadër të kauzës së opozitës për të çuar në ekstrem rezistencën ndaj Ramës.

Pritet që ai të marrë pjesë në seancat e ardhshme të Kuvendit me mandat të LSI-së, por me shumë gjasa jo më si pjestar i Grupit Parlamentar të Monika Kryemadhit.

Por, ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se vendimin e Kokës, me shumë gjasë e dinte edhe vetë Edi Rama që dje, kur deklaroi se opozita do të ketë rezistencë nga brenda për të mos djegur mandatet.

Rama ishte i sigurt në atë që shprehte. Nuk vonoi disa orë dhe u konfirmua deklarata e tij përmes hezitimit të Lefter Kokës për të djegur mandatin.

Nuk dihet pazari i Ramës me ish-ministrin e tij, megjithatë tashmë janë shtuar zërat që boshllëku i lënë nga Vangjush Dako në Durrës të mbushet pikërisht nga Lefter Koka nën siglën e PS-së. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori