Rama e Basha reagojnë për kthimin e ligjit “Për Shkollën e Magjistraturës”
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha reaguan sot në rrjetet sociale ndaj vendimit të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, i cili riktheu për rishqyrtim në Kuvend disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Shkollën e Magjistraturës”, të miratuara në parlament më 24 korrik.

“Keqardhje për Presidentin që mes inercisë së rrënimit të drejtësisë dhe reformës rrënjësore në drejtësi ka zgjedhur inercinë #Reformasndalet”, shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij në Twitter.

Ndërsa Basha e ka cilësuar kthim kushtetues nga Presidenti të këtij ligji.

"Kthim kushtetues nga Presidenti i kapjes se paligjshme te Magjistratures nga treshja Rama-Meta-Krimi ne Kuvend. Reforma e drejtesise kerkon gjithperfshirje, racionalitet kushtetues dhe transparence, jo kapje nga oligarket e shartuar me krimin qe vetem drejtesi te reformuar nuk duan! L. Basha" shkruan Basha.

Sipas kreut të shtetit deputetet propozues nuk kanë justifikuar dhe arsyetuar në mënyrë bindëse nevojën e ndërhyrjes në ligj, sidomos në strukturat e Shkollës së Magjistraturë dhe në stafin akademik, kur pranohet se ka treguar “një nivel profesional të admirueshëm”. /albeu.com/





Shtuar më 11/08/2014, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori