Rama e Basha i japin dorën njëri-tjetrit
Update-Rama dhe Basha janë ulur në tryezën e përbashkët në Pallatin e Kongreseve, ku kanë mbërritur pak minuta njëri pas tjetrit, për takimin për Reformën në Drejtësi.

Momentet e para të takimit janë shoqëruar me buzëqeshje dhe shkelje syri nga ana e kryeministrit Rama.

Mësohet se Basha e Rama i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit para se kamerat të hynin brenda sallës ku është duke u zhvilluar takimi. /albeu.com/

Shtuar më 06/06/2016, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori