Rama e Basha do takohen të hënën
Kryeministri Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha, do të takohen në fillim të javës së ardhshme. Të dyja palët ranë dakord në parim me propozimin e Kryeministrisë, që takimi të zhvillohet më 6 qershor, ora 17:00, te Pallati i Kongreseve, por kjo është vetëm në parim.

Reforma në Drejtësi, e cila ka ngelur pezull, por dhe reforma zgjedhore që do të jetë e rëndësishme për amendimet që do t’i bëhen kodit zgjedhor, që do të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, janë 2 temat kyçe ku do të shtrohet bashkëbisedimi i Ramës me Bashën. /albeu.com/



Shtuar më 01/06/2016, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori