Rama: Dritan Leli heq keq sa herë duhet të flasë me mua…
Në studion e emisionit “Transparencë” në televizionin lokal të Vlorës, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se në harkun kohor të tre vjetëve do jetë i përfunduar projekti i Lungomares dhe se deri në përfundim të vitit 2019 do të jetë tërësisht i kalueshëm aksi.

Ai nenvizoi se projektet e Qeverise nuk jane selektive për Jugun dhe Veriun, teksa tha se me kryebashkiakun Dritan Leli ka debate dhe diskutime per zhvillimin ekonomik te qytetit.

“E di që kreu i bashkisë së Vlorës heq keq sa herë duhet të flasë me mua por është në të mirë të punës, në funksion të maksimizimit të mbështetjes nga qeveria se ka dhe një barcaletë tjetër që ne po privilegjojmë Jugun”, tha ai.

Duke komentuar protestën e opozitës dhe bllokimin e vazhdimit te procesit te vetingut, Rama tha: “Nuk do ta ndalin dot, do ta shtyjnë, pengojnë, por për ta ndalur jo, vetingu do bëhet, vetingun e kërkojnë shqiptarët, edhe ata që ishin në bulevardin e Tiranës para ca ditës, pjesa më e madhe e tyre janë për vetingun, jo për bllokimin e tij, pjesa më e madhe e tyre kanë probleme që nuk kanë ardhur me ardhjen e Qeverisë sonë.

Janë në të drejtën e tyre të mos duan ta shofin me sy qeverinë tonë që të mendojnë se po erdhi në pushtet PD jeta do bëhet fushë me lule, por mbi të gjitha këtyre ata duan vetingun, pjesa më e madhe”./Albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 20:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori