Rama drejt Berlinit: Marrëdhënie e re mes BE-së dhe Ballkanit
Pëlqej
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në Berlin, kryeministri Edi Rama u shpreh sot se tashmë synohet një qasje e re e marredhenieve mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit.

"Jane kater zona ku do te kaloje diskutimi bazuar sipas nesh me nje strukture qe do te shkoje nga infrastruktura rajonale, ku ne kemi ndertuar nje bllok qe perfshin Kosoven, Kroacine, Malin e Zi dhe Bosnjen per te mbeshtetur projektin e madh te Korridorit te Kalter, qe siguron lidhjen e jugit te vendeve me ate qe e quajme unazen e turizmit mesdhetar, por edhe nje aks strategjik per shkembimin intensiv te njerezve e mallrave ne funksion te nje rritje te qendrueshme ekonomike. Besojme shume se ky projekt eshte ne faze te avancuar per te qene i mbeshtetur. Se dyti infrastrukturen hekurudhore rajonale, se treti portet multimodale e se katerti nje shtyte shume te forte te mundshme per te mundesuar hendekun e madh mes rajonit e pjeses tjeter te Europes ne pikepamje te teknologjise dixhitale"- tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, shtyllë e rëndësishme është edhe infrastruktura energjitike. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori