Keqpërdori fondet e BE-së, arrestohet kryebashkiaku në Bullgari

Kryebashkiaku i një qyteti bullgar u arrestua nën akuzën e keqpërdorimit të fondeve te Bashkimit Europian, të cilat ishin të destinuara për të rritur efikasitetin e energjisë në ndërtesat e banimit, njoftoi Zyra e Prokurorit Publik.

Valentin Dimitrov, kryebashkiak i qytetit Toshevo në Bullgarinë verilindore, u arrestua me kërkesë të Prokurorit Publik Evropian. Dimitrov ka qenë nën hetim për mashtrim që përfshin subvencione nga Bashkimi Evropian. Shkeljet e supozuara kanë ndodhur në vitet 2017-2919.

Toshevo mori një grant nga BE për të financuar projektin në shumën prej 169,000 euro sipas zyrës së prokurorit dhe i caktoi projektin një kontraktori privat. Sipas provave të mbledhura, zyrtarët e përfshirë në projekt, përfshirë kryetarin e bashkisë, paraqitën informacione të rreme për zbatimin e punës, që nuk ishte kryer në kohë.

Arrestimi i Dimitrov është i pari në Bullgari me kërkesë të zyrës së kryeprokurorit evropian. Dimitrov, i zgjedhur për herë të parë në 2015 dhe i rizgjedhur në 2019, është përfaqësues i Partisë Socialiste Bullgare.