Rama drejt fushatës zgjedhore, PS lajmëron nismën e rëndësishme për të garantuar mandat tjetër
Progami "Fressh Voice" që do të nisë së shpejti u bë publik nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, i cili thotë se prurjet e reja në parti do të zgjidhen përmes një konkursi.

Me idenë se do të afrojë të rinjtë më të talentuar dhe të zotë, PS-ja pretendon të jetë një forcë e pakonkurueshme nga partitë e tjera dhe e denjë për të siguruar edhe një mandat të tretë.

Kjo tingëllon sikur ka aq shumë të rinj që duan të bëhen pjesë e PS-së, saqë nevojitet një konkurs për të përzgjedhur më të talentuar, proces ky, në fakt, që duhej zbatuar nga forca qeverisëse në Administratën Publike.

Gjithsesi, çdo parti kudo në botën demokratike, edhe përmes forumeve rinore synon të ketë sa më shumë anëtarë, që ashtu si kudo në botë, funksionojnë përmes propozimeve në zonat përkatëse, për përzgjedhjen e drejtuesve e kështu me radhë.

Gjithsesi, duket se PS-ja kërkon që më në gjirin e saj të ketë të rinj sa më të talentuar, përmes një procesi gfati unik.

“Prej 1 Korrik starton platforma më e madhe rinore për të zbuluar në çdo komunitet udhëheqësit e gjeneratës tjetër. Vajza e djem 16 deri 28 vjeç, nga çdo shkolle, lagje, fshat i Shqiperisë, janë që sot të ftuar të aplikojnë prej datës 1 Korrik në ëëë.fresshvoice.al . Do të jetë një eksperiencë fantastike. Një konkurs talentesh të debatit, komunikimit, aktivizmit qytetar, që do të dalin përballë një jurie profesionale”,- theksoi Taulant Balla, mbi nismën e re të socialistëve.

Taulant Balla njofton se pjesë e konkursit do të jenë dhe shqiptarët e diasporës.

“Fressh Voice do të shërbejë edhe si një platformë zgjedhore në të gjithë territorin, por edhe në diasporë, për drejtuesit e rinj të rinisë eurosocialiste shqiptare".

Prezantimi i aplikacionit dhe rregullat e platformës, do të bëhen sot pasdite nline përmes ZOOM.

"Kjo garë e të rinjve shqiptarë do të nxjerrë në pah forcat e reja aktive dhe përfaqësuese për betejat politike e qytetare të Partisë Socialiste për Shqipërinë që Duam”,- sqaroi Taulant Balla.
Shtuar më 25/06/2020, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori