Rama: Dosja 339 do të krijojë tërmet
Kryeministri Edi Rama është shprehur se dosja 339 është mbajtur në sirtar që më pas të përdorej për shantazh politik.

Rama theksoi se kjo dosje do të krijojë tërmetin i cili është paralajmëruar nga reforma në drejtësi.

“Thënë kjo ka një aspekt ligjor, këtu kemi të bëjmë me një katastrof, pasi është përgjegjësi e prokurorëve dhe është përgjegjësi e tyre të përputhin indiciet e një hetimi. Këta njerëzit që përmenden janë në burg. Në aspektin politik, unë besoj se kjo është një dosje që është mbajtur në sirtar për shantazh politik. Kjo është dosje që unë e kam thënë se do tërmet krijoj reforma në drejtësi”,-tha Rama.
Shtuar më 06/06/2019, ora 21:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori