Rama: Doreheqja e Berishes, zgjidhja me e mire
Albeu.com
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka kërkuar sërish dorëheqjen e kryeministrit të vendit Sali Berisha, që sipas Ramës është zgjidhja më e mirë, për situatën konfliktuale ku ka hyrë vendi muajt e fundit.Rama tha se Berisha është në konflikt me opozitën dhe me median.
“Në demokraci, kërkesa për dorëheqjen e një kryeministri, që ndodhet në një gjendje kaq të rëndë, është një kërkesë që buron nga sensi moral dhe praktik, për të mos toleruar që të rritet kostoja e abuzimit”, theksoi Rama për mediat, ndërsa shtoi se, “kërkesa ndaj dorëheqjes së kryeministrit është një kërkesë e përsëritur në të gjitha ato raste, kur konflikti mes Berishës del në pah me fakte rrëqethëse”.

Më tej, kreu socialist tha se ankesat dhe akuzat ndaj qeverisë, vijnë nga të katër anët, ndaj e ka cilësuar si skandaloze mos reflektimin e Berishës. Rama tha se është e patolerueshme rruga e konfliktit që po ndjek kryeministri i vendit, për këtë ai ka premtuar se politika e re, ajo që ai pretendon të ndërmarrë pas zgjedhjeve (nëse i fiton ato), është ajo e dialogut dhe shqetësimeve të popullit.

Rama tha se të gjitha akuzat në drejtim të qeverisë, janë ngritur nga institucionet e pavarura dhe nga mediat, ndërsa opozita është e detyruar vetëm t’i nënvizojë ato, duke i denoncuar. “Nuk është detyrë e opozitës të bëjë hetime”, theksoi shefi i opozitës.

Ai ka ripërsëritur edhe një herë tjetër, lidhjen që kryeministri dhe anëtarët e tjerë të kabinetit, kanë pasur me tragjedinë e Gërdecit dhe me ngjarjet dhe akuzat që dolën pas kësaj date. /start/
Shtuar më 19/10/2008, ora 23:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori