Rama: Do të zmbrapsim dekretet verore të Nishanit
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se të gjitha ligjet e kthyera në Kuvend gjatë kësaj vere nga Presidenti Bujar Nishani do të zbrapsen nga mazhoranca në sesionin e ri.

“Në seancën e parë të sesionit të ri shumica parlamentare do të zmbrapsë dekretet verore të Presidentit” shkruan Rama në Twitter.
Reagimi vjen pas dekretit të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo – territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. /albeu.com/

Shtuar më 22/08/2014, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori