Rama: Do shkojme deri ne fund
Albeu.com
Kryetari socialist Edi Rama ka deklaruar nga ambientet e grevistëve pranë kryeministrisë se sakrifica e deputetëve dhe qytetarëve të thjeshtë, është një betejë për aspiratat e vendit dhe që do cojë në transparencën e plotë, jofton Top Channel.
“Kush mendon se do degradojë si shumë greva të tjera, e ka shumë gabim. Une i kam takuar me radhë të gjithë grevistët që janë futur në kete kamp të rezistencës paqësore dhe vendosmëria është e plotë, energjia është e mjaftueshme për të thënë me plot gojën se këtu është shkalla më e lartë e përfaqësimit e atyre njerëzve që besojne tek ne”, theksoi Rama.

Më tej ai shtoi se sot i ka uruar mirëseardhjen në këtë grevë edhe një zonje, e cila kërkon të vendoset drejtësi për cështjen e pronavetë saj. “E kam parë hyrjen e saj si një shprehje të shkëlqyer të asaj fryme që ka kjo rezistencë. Ne nuk duam pushtetin por lirinë dhe të drejtat tona. Ne e duam lirinë dhe të drejtat sepse edhe politika bëhet më e mirë edhe qeverisja bëhet me e mire sepse kushdo që qeveris është i vetëdijshëm që nuk e ka popullin nën thundrën e vet por varet nga populli”, shtoi kreu i selisë rozë.

Më tej ai bëri të ditur se nuk pret në një reagim kaq të shpejtë të qeverisë edhe pse kanë kaluar 3 ditë grevë urie. “Nëse kjo qeveri do ishite kaq e arsyeshme sa të reflektonte në diten e tretë, kjo ceshtje do ishte zgjidhur që në muajin e parë. Nuk është interesi publik që e ka krijuar këtë qeveri, por dënimi i interesit publik dhe nevoja për ta vendosur interesin privat mbi atë publik. Kjo është arsyeja pse dita e tretë është ende herët për të pritur këtë reflektim. Ketu bëhet fjalë për një aspiratë që vlen për të gjithë”, përfundoi Rama.
Shtuar më 02/05/2010, ora 23:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori