Rama: Do kujdesemi edhe për demokratët që u braktisën
Edi Rama ditën e sotme ka udhëtuar drejt Gjirokastrës në kuadrine takimeve "Bashkia që duam".

Ndër të tjera në fjalimin e tij Rama ka folur edhe për vendimin e opozitës për të djegur mandatet.

Ai deklaroi se opozita largohet pasi nuk ka asnjë shans të fitojë në zgjedhje dhe Lulzimi nuk e përballon dot edhe një humbje tjetër.

"Duhet të kujedesemi për të gjithë miqtë tanë demokratë të ciltë u tradhëtuan nga deputetët e tyre. I them demokratëve se kjo nuk ka lidhje me ato qe thuhen por me ato që dihen. E dinë që nuk kanë asnjë shans të na mundin. Lulzimi nuk e përballon dot edhe një humbje tjetër. Edhe ata që e kanë vënë aty nuk e mbajne dot më. Ai dhe partia e tij po dalin të humbur shumë më shumë se sa do dilnin nga zgjedhjet. Ata janë në panik pasi nuk kanë më asnjë mundësi të pëngojnë reformën në drejtësi. Drejtësia e re ka disa punë me ta.

Nuk është mirë që ata u larguan por nga na tjetër, ata Shqipërinë nuk e kthejnë dot më pas. Rrugën e Shqipërisë për të shkuar përpara nuk e hedhin dot më në erë. Nga veprimet e tyre dëmtOhen njerëzit e zakonshëëm. ata që merren me tregti, dëmtohet konsumi. Të jeni të sigurtë se ne jemi me të drejtën dhe do të jemi edhe më shumë njerëz. Sepse do të kuptojmë se poltika e përçarjeve për të arritur dëmtimin e inbtersave të popullit nuk sjell gjë të mirë për familjet e tyre. Rruga e drejtë është e të qëndruarit të tyre në punën e vet, deklaroi Rama. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2019, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori