Shqipëria nën shtetrrethim! Rama: Kush do të lejohet të qarkullojë

Kryeministri Rama ka dalë sërish në deklaratë për mediar ku po jep shpjegime të reja për 3 ditët e shtetrrethimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Qarkullimi do të jetë i hapur për ambulancat, makinat që kryejnë shërbim shëndetësor dhe social, për farmacitë, për personelin që furnizon me ushqime, me shërbime kateringu, shërbime postare, zjarrfikës, funeral dhe të gjithë personelin që është i lidhur me sistemet e furnizimit me energji apo ujësjellës kanalizime, plus personeli i policive private të ruajtjes së objekteve, gjithashtu personeli i shërbimeve të internetit.

Për të gjitha këto ka një metodë shumë të thjesht, në adresën policia rrugore asp.gov.al administratori i kompanisë duhet të dërgojë listën e personelit emër mbiemër, nr telefoni, nr e targës se makinës. Është një mënyrë fare e thjeshtë për këtë shpejtësi dhe do të shohim si do të funksionojë. Do të ndiqet e njëjta mënyrë për mediat. Mediat duhet ti drejtojnë në adresën asp.gov.al kërkesën me të gjithë emrat me të njëjtin sistem.

Edhe qarkullimi i makinave të personave me sëmundje kronike, me dokumenton e nevojshëm për trajtimin e tyre është i hapur, siç është i hapur qarkullimi për persona që bëjnë kujdes sopcial për të moshuar”


Shtuar 12.03.2020 18:23