Rama-deputetëve: Bëhuni zëdhënës të komunitetit
Kryeministri Edi Rama i kërkoi deputetëve hapjen sa më parë të zyrës së deputetit në zonat ku janë zgjedhur. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama u kërkoi deputetëve të mbajnë të informuar qeverinë për problemet, kritikat, sugjerimet e njerëzve në çdo zonë të vendit.



“Kërkoj sot nga secili prej jush që pa humbur kohë të vendosë kontaktin me qytetarët përmes zyrës së deputetit dhe të mbajë të informuar qeverinë për kritikat, problemet të qytetarëve në çdo zonë të vendit. Çdo deputet të nisë diskutimin në zonën e tij për programin e zhvillimit të zonës dhe nga ana tjetër çdo grup sipas qarqeve ta reflektojë në funksion të nevojave të zhvillimit rajonale të qarkut. Qeveria do të komunikojë me ju e mes jush me çdo komunitet. Bëhuni zëdhënës të komuniteteve dhe promotorë të zhvillimit të cdo komuniteti. Ne kemi mandat për rol të ri qeverisë por edhe një fytyrë e rol të ri deputetit në çdo zonë, çdo deputet të bëhet promotor i investimeve të huaja që sjellin punësim për komunitetin dhe rrisin ekonominë dhe cilësinë e jetës” tha Rama.


Më tej Kryeministripremtoi të hape një faqe të re pune për përfaqësuesit e popullit në Kuvend, që sipas tij duhet të bëhen zëdhënësit e komunitetit në nevojën për investime dhe vende pune.

"Të nisim planifikimin e vizitave të punës jashtë vendit për të kontaktuar si deputetë me botën e biznesit dhe për të paraqitur potencialet e vendit sipas zonave. Në 23 qershor është marrë një mandat për ti dhënë një fytyrë dhe rol të ri, çdo deputeti në çdo zonë. Deputetët të bëhen promotorë për zhvillimin rajonal. Deputetë të bëhen pjesë integrale e nismave për të sjellë në Shqipëri, biznese dhe ndërmarrje të huaja, gjithçka në funksion të punësimit. Të kontaktojmë si deputetë në Itali, Greqi, Turqi, Gjermani, Francë, etj. Interesi është aty, kompanitë e intresuara janë aty dhe na takon ne që të komunikojmë me to që tu mbushim mendjen për avantazhet që ka hapja e biznesit në Shqipër" tha Rama. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2013, ora 14:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori