Rama-deputetëve: Bëhuni gati, fushatën e hapim në 31 maj
Kryeminstri Edi Rama mblodhi sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për të folur për procesin zgjedhor të 30 qershorit duke dhënë edhe një njoftim të rendësishëm.

Gjatë mbledhjes së sotme u vendos së fushata elektorale e PS do të çelet më 31 në Pallatin Kongreseve ku të pranishëm do të jenë 61 kandidatët për 61 bashkitë e vendit.

Gjatë mbledhjes Edi Rama ka kërkuar që të regjistrohen të gjithë ata që do të provojnë të shkaktojnë incidente dhe të denoncohet kushdo që cenon procesin zgjedhor.

Rama kujtoi edhe njëherë masën e paralajmëruar për të gjithë ata që do të kërkojë të bllokojnë procesin zgjedhor se do t'i bllokohet hyrja në BE dhe SHBA, gjë e cila tha ai duhet bërë e qartë për çdo qytetar që t'iu bëhet këngë.
Shtuar më 20/05/2019, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori