Rama del në Rinas për vaksinat: 360 mijë doza i presim nga një vend mik!
Kryeminstri Rama po pret ardhjen e dytë të vaksinës Pfizer në aeroportin e Rinasit.

Rama gjithashtu ka deklaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me kompaninë AstraZenec si dhe i është premtuar nga një vend mik i Shqipërisë një sasi prej 360 mijë dozash.

Fjala e Ramës:

Pas atij momenti bllokimi të përgjithshëm nga kompania do vijojmë në javët në vijim përmbylljen e atye dozave për të vijuar më tej në maj dhe në prill.

Ajo që duhet të sqarohet është se ne ndërkohë jemi intensivisht në komunikim për të arritur një marrëveshje me kompaninë AstraZenec.

Komunikimet janë drejtpërdrejt me kompaninë por edhe me shtete të tjera.

Ne sot kemi marrë një konfirmim nga një shtet mik për 360 mijë doza që do të lëvrohen në muajin Prill.

Po e jap këtë si informacion pa dashur të garantoj asgjë, pasi nuk kemi firmosur asgjë dhe më pas mund të duket si propagandë apo si fushatë elektorale.

Shpresoj shumë që në ditët në vijim të kemi një kontakt publik me qeverinë e këtij shteti dhe për momentin është mirë të respektojmë normat e reja të vendosura nga kjo situatë.

Jemi duke pritur që sipas kontratës kompania Pfizer të na lejojë të përmbyllim edhe marrëveshjen me atë shtetin tjetër që të përmbyllim marrëveshjen ku morëm vetëm fillimisht 1/3 e vaksinave. Duhet aprovimi i Pfizer dhe për këtë.

Me ardhjen e këtyre dozave sot dhe ardhjen e atyre 40 mijë dozave do të fillojmë shtrirjen e vaksinimit gjatë kësaj jave në Vlorë dhe në Shkodër edhe më pas dhe në Elbasan dhe Fier në varësi të kalendarittë ministres. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2021, ora 19:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori