Rama del bllof! Publikohen pamjet brenda Teatrit ku policët janë të armatosur (VIDEO)
"Policë të armatosur, të dhunshëm, me urdhër të këtij përsonazhi psikopatologjik në krye të shtetit, i cili nga njëra anë urdhëron të dhunohen artistë, e qytetarë të ndershëm..."

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka publikuar një video ku sipas saj, shihet që forcat e rendit kanë qenë të armatosur gjatë ndërhyrjes në ambientet e Teatrit Kombëtar teksa kishte nisur aksioni për shembjen e tij.

Ndërsa kryeministri Rama mohoi sërish sonte se policia ishte e armatosur, Pampuri thotë se kreu i qeverisë aktron dhe mohojn gjithçka.

"Ky eshte Edi Rama, kryeministri me personalitet te shumefishte.

Policë të armatosur, të dhunshëm, me urdhër të këtij përsonazhi psikopatologjik në krye të shtetit, i cili nga njëra anë urdhëron të dhunohen artistë, e qytetarë të ndershëm, nga ana tjeter, aktron e mohon gjithcka. Vota e qytetareve do te jete fundi i tij", shkruan ajo.

Shtuar më 21/05/2020, ora 22:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori