Mësuesja i kërkon punë, Rama: Më jep numrin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka postuar në Facebook një video ku sipas tij janë 38.519 vende të lira punë që ofrohen prej Zyrave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Por në këtë postim gjithashtu ka komentuar një mësuese e cila me tone të ashpra i kërkon “llogari” kryeministrit pasi ajo gjendet pa punë.

Mësuesja i thotë kryeministrit se është renditur mes 5 më të mirëve në bazë të pikëve në portal dhe prej dy vitesh nuk ka gjetur ende punë.

Këtij komenti i është përgjigjur vetë kryeministri i cili i kërkon numrin e telefonit dhe i premton se nëse ka të drejtë, ai vetë do të sigurohet se ajo do fillojë punë.

Komentuesja 1: Pune?
Punova 12 vjet ne arsim.
Per arsye familjare u transferova ne qytet tjeter.
E arsimuar ne maksimum.
E renditur ne 5 me te miret ne baze te pikeve ne portal.
Dhe DAR me la ne rruge prej dy vitesh.
Me vjen keq qe ministria e arsimit nuk I ben realitet ato qe gjoja I quan reforma! Z.#EDI ky eshte realiteti!

Edi Rama: A… me jep numrin e telefonit dhe te jesh e sigurte qe do ta verifikoj, por nese del si them une do kerkosh ndjese ketu ti, ne te kundert ti do hysh ne pune dhe une do kerkoj ndjese!/albeu.com/


Shtuar më 11/04/2017, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së