Nën këto avuj proletarë, unë refuzoj të bëhem barrikadë…

Nga Irma Marku

Në fillimizolim pandemik, kur ju kërkova Znj. ministre që të bënit kujdes duke i falenderuar mësuesit nuk e kisha aspak fjalën për shabllonet e fundmesazheve, që u shfaqën shëmtuar pas çdo urdhëri tuajin. Kur unë ju ndërmenda falenderimin, iu referova ndërgjegjes suaj, nëse do ta kishit, apo jua lejojnë që ta keni.
Besa ministre, po ju rendis falenderimet e vërteta për mësuesit që ju nuk ditët as deshët ti bënit:

1. Pas 7 vitesh e më të konsideronit një pagë motivuese për ta.
2. Pas 7 vitesh e më t’u siguronit paketa me trajtime shëndetësore në klinikat më të mira .
3. Pas 7 vitesh e më t’u ofronit komoditetin e të punuarit mësuesve.
a) ambjente
b) politika zhvilluese
c) trajnime falas dhe të vërteta
d) qetësi

Të tëra këto kanë një emërues, DINJITET
Pas 7 vitesh e më ju u përplasët mësuesve
1. diskriminim
2. shtypjen
3. denigrimin

Ç’pasoja derivojnë në të ardhmen e një kombi, të këtij kombi që nuk ju përket, por që presupozohet ti shërbeni, çfarë do të thotë kjo për një shoqëri, çdo intelektual i mesëm e di fortë mirë.
Ajo çka ndodh sot në këtë zallamahi covidiane në arenën e arsimit shqiptar është edhe më poshtëruese se të gjitha këto më sipër.
Në një kohë kur Tirana mbetet zonë e kuqe, ndërkohë që këto ditët e fundit na shfaqen rishtazi raste të të infektuarish ju vraponi të kurorëzoni arritjen e mosarritjes suaj duke zhvilluar me të patjetër Maturën shtetërore në të njëjtat parametra siç do të ndodhte në një gjendje të zakonëshme.

Përse ministre Besa…?!
Çfarë ju detyron të përcillni të tilla urdhra?
Cila është fatuara milionëshe e përfitimit tuaj nga Matura shtetërore?

Kjo, përfitimi monetar apo arritja e supozuar e qeverisë suaj ju shtyjnë ju të nxirrni nxënësit nga shtëpia?
Makutëria përfituese juaja apo përbindëshi leviatan kërkon të rrezikojë jetën e mësuesve?

Pasi u tallët shpifur me mundin e përkushtimin e tyre, pas 2 muajsh investimi kohor, psikologjik e monetar kolosal të mësuesve ju, pa u marrë asnjë mendim guxoni e urdhëroni të qenit NUL të gjithçkasë duke u zhvlerësuar atyre mund e notë bashkë .
Tallje e pastër për be’ Besa!

Në ç’kushte pretendoni t’i siguroni mësues e nxënës vallë!?
Me piketa e shigjeta si në rastin e tërmetit!
Kush i siguron mësues e prindër se qoftë edhe një individ nuk hyn në ambjente asimptomatik apo po e kështu rriskon të infektojë të tjerët?

E keni menduar ju Besa ministre se ç’pasoja mund të ketë kjo?
Ku do ti karantinoni mesues e nxënës vallë!
A do ti karantinoni apo do ta mbani të fshehtë deri në përmbylljen e suksesit tuaj përfitues?

A ua keni bërë të qartë prindërve se nëse karantinohen fëmijët e tyre rrezikojnë që tu digjet i tërë procesi?
Apo keni ndonjë plan B, C,,,ZH ministre Besa!

Këta mësues që dolën përtej pritshmërive të veta edhe pse të patrajnuar e trajtuar çfarë etikete kanë në tabelën tënde të qenieve, a janë të tilla sipas teje Besa, apo janë makina ekzekutuese të urdhërave tuaj? A munden mësuesit të frikësohen për veten e familjet e tyre apo ky është një luks për ta?!
I keni llogaritur ju dhe Ministria juaj orët e vërteta të punës së mësuesve në këtë kohë pandemie?

Në një shoqëri vlerash demokratike të vërteta kjo ka një çmim, sipas jush, kurrë një vlerë.

Përveçse juve do të doja t’i lutesha një linguisti të më përshtaste kuptimësinë e,” vullnetarizmit të detyruar”. Unë nuk e di e sado që të rrekem nuk i jap dot logjikë.

Kur Tirana gëlon nga terrori policor, ku nuk funksionon asnje linjë e transportit publik, kur do më duhet të punoj qesim dhe kjo aspak në dobi të nxënësve, kur ende as sot nuk kam një model referues unë si mësuese për mënyrën se si do të konceptohet teza e provimit mënoj të jem në ambjentet e shkollës. As me ndërgjegje e as e detyruar guxoj të bëhem pjesë e mashtrimit tuaj Besa ministre

Nën këto avuj proletarë unë refuzoj të bëhem barrikadë Besa e ministrisë. Po sikur si unë, e gjithë fasha e arsimtarëve të refuzojnë po kështu, çfarë do të bësh ti dhe ministria jote e poshtërsive…!?


Shtuar 16.05.2020 09:16